Manchester United, Di Marian e mbajnë hopa (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ai nuk ka nevojë të mbahet nga shokët e skuadrës, por për një futbollist që vlen 60 milionë sterlina dhe që është shndërruar menjëherë në yllin e Manchester United mund të bëhet gjithçka.

Angel Di Maria ka kaluar dje një seancë stërvitore shumë gazmore me Juan Matan dhe David De Gean që për pak çaste u bënë "mjeti lëvizëz" i argjentinasit.

Dy spanjollët e United janë fotografuar duke mbajtur në krahë Angel Di Marian, që sigurisht i ka pëlqyer veprimi i shokëve të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori