Manchester United eliminon Marsejin (VIDEO)
Pas Interit edhe Manchester United ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e zhvilluar në të martën mbrëma, United ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Olympique de Marseille në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në Velodrome përfundoi pa gola, ashtu që me rezultat të përgjithshëm prej 2-1, Manchester Unitedi kualifikohet në çerekfinale.

Manchester United arriti të shënojë herët, që në minutën e 5-të, përmes Javier Hernandez, i cili shfrytëzoi bukur pasimin e Wayne Rooney.

Ishte sërish Chicharito, ai i cili në minutën e 75-të dyfishoi epërsinë e vendasve, por këtë herë pas asistimit të Ryan Giggs.

Në minutën e 82-të, Wes Brown shënoi autogol, mirëpo me gjithë përpjekjet e shumta, mysafirët nuk arritën të përmbysin rezultatin.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 dhe United vazhdon më tej. /albeu.com/

GOLAT:

Shtuar më 15/03/2011, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori