Manchester United finovon automatikisht kontratën e Rashford: Sa do të paguhet
Manchester United po bën të pamundurën për të mbajtur Marcus Rashford larg merkatos teksa Real Madrid dhe Barcelona e kanë shënjestruar talentin anglez prej kohësh.

21-vjeçari ka vetëm një vit kontratë por klubi ka të drejtën e zgjatjes edhe për një sezon tjetër dhe ka vendosur ta aktivizojë.

Një lëvizje e tillë nuk e zgjidh situatën pasi Rashford ka kërkuar një page faraonike prej 350 mijë paund në javë që të firmosë rinovimin por drejtuesit mendojnë se me 2 vite të tjera në kontratë do të kenë kohën e duhur në dispozicion për të negociuar dhe për të gjetur një akord përfundimtar për sulmuesin. /ss/
Shtuar më 24/06/2019, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori