Manchester United fitues i Carling Cup (VIDEO)
Albeu.com
Manchester United është fituesi i Carling Cup, pasi mposhti Aston Villan, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Wembley. Të parët kaluan në epërsi lojtarët e Aston Villas. James Milner krijoi epërsi të ...... hershme (5’) për ekipin nga Villa Park, mirëpo kjo epërsi zgjati shumë shkurtë.

Michael Owen, i cili në këtë ndeshje u inkuadrua nga minuta e parë, reagoi shumë shpejtë (12’) për ta barazuar rezultatin. Megjithatë, për fatin e keq të tij, sulmuesi anglez u desh ta largohej nga ndeshja për shkak të lëndimit (42’).

Sidoqoftë, inkuadrimi i sulmuesit në top-formë, Wayne Rooney, është rrezik për çdo kundërshtar, dhe ishte pikërisht Rooney lojtari që shënoi golin e fitores dhe ia siguroi skuadrës së tij trofeun e League Cup.


Ja golat:




Shtuar më 01/03/2010, ora 02:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori