Manchester United futet në garë për mesfushorin e PSG
Pëlqej
Manchester United është futur në garë për nënshkrimin me yllin e PSG, Adrien Rabiot.

Francezi është në përfundim të kontratës dhe është ‘përjashtuar’ nga formacioni i skuadrës së udhëhequr nga Thomas Tuchel.

Ai nuk ka luajtur me PSG që nga 11 dhjetori kur bëri të ditur se nuk do të nënshkruaj kontratën e re me skuadrën.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, United tani është futur në garë me Tottenham dhe Barcelona për 23 vjeçarin.

Manchester United po provon që të ‘rimbush’ mesfushën, pas largimit të Marouane Fellainit në drejtim të superligës kineze. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori