Manchester United gati të gozhdojë yllin 21-vjeçar
Rinovimi i kontratës së Marcus Rashford me Manchester United është një formalitet dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Sipas të përditshmes britanike "The Mirror", klubi ka gati një ofertë të kënaqshme për sulmuesin 21-vjeçar, që po shkëlqen me "djajtë" këtë sezon (9 gola në 26 ndeshje në Premier League).

Drejtuesit e United do t’i trefishojnë rrogën aktuale Marcus Rashford, për ta bindur të qëndrojë në "Old Trafford". Sulmuesi paguhet 75 mijë stërlina në javë, por nga 1 korriku, me firmosjen e kontratës së re, do të paguhet 200 mijë stërlina në javë. Gati 3 herë më shumë, shifër që do të kënaqë të gjitha palët.

Kontrata aktuale e Rashford skadon në verën e vitit 2020, ndaj United kërkon të mbylle gjithçka për sa i përket të ardhmes së 21-vjeçarit, që në 104 ndeshje meManchester United ka realizuar 26 gola. Rashford është një nga talentet e sulmit britanik, të cilin trajneri Ole Gunnar Solskjaer e konsideron të pazëvendësueshëm te skuadra e tij. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori