Manchester Unitedi ka dërguar ofertën e parë me vlerë 90 milionë
euro për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael
Varane.
Francezi shpesh herë ka qenë lojtari çelës në fitoren e "Los Blancos" edhe pse forma e tij disa herë nuk ishte në nivelin e lartë.
Sipas Don Balon, Unitedi ka ofruar 90 milionë
euro për
Varane dhe mendon se kjo ofertë do i mjaftojë gjigantit spanjoll ta lejojë të largohet.
"Djajtë e Kuq" e shohin
Varane si lojtari adekuat për mbrojtje, repart në të cilin janë duke hasur probleme të shumta.
Sidoqoftë, thuhet se
Varane është i pashitshëm për Realin dhe kjo ofertë mund të refuzohet.
Shtuar më 22/11/2020,
ora 11:38