Manchester United heq dorë nga Jadon Sancho
Jadon Sancho do të mbetet te Dortmund.

Manchester United duket se janë gati që të heqin dorë nga ndjekja e yllit anglez, Jadon Sancho.

‘Dailystar’ raporton se ‘Djajtë e kuq’ nuk synojnë më shërbimet e lojtarit, së paku jo në këtë merkato.

Asi nga Bundesliga del të jetë shumë i shtrenjtë për skuadrën nga ‘Old Trafford’.

Dortmund kërkoi 108 milionë funte për kartonin e lojtarit, derisa United janë gati të paguajnë vetëm 80 milionë.
Shtuar më 12/09/2020, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori