Manchester United i futet në garë Interit për mbrojtësin holandez
Stefan de Vrij do t'i japë lamtumirën Lazios në fund të këtij sezoni, pas deklaratës së drejtorit sportiv Igli Tares, duke thënë se mbrojtësi do të largohet nga klubi romak.

Igli Tare e ka bërë zyrtare: Lazio nuk është gati për rinovimin e Stefan de Vrij, e cila kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2018. Mbrojtësi ka shkruar një postim në rrjetet sociale të drejtuar tifozëve duke shpjeguar largimin.

Ish-lojtari i Feyenoordit, Inter po e monitoron për disa kohë dhe është e gatshme për të nisur bisedimet që holandezi të nënshkruajë një kontratë me Zikaltërit.

Por sipas gazetës britanike "Daily Mirror",në garë për 26-vjeçarin ka hyrë ehe Manchester United që është gati të fillojë kontaktet me de Vrij. Josè Mourinho është një admirues i madh i tij dhe synon që ta ketë radhët e tij një nga mbrojtësit më të spikatur në Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori