Manchester United, Januzaj më në fund titullar? (FOTO LAJM)

DE GEA
Pëlqej
I vjen rradha më në fund. Adnan Januzaj pritet të luajë titullar për herë të parë që prej kohës kur drejtimin e Manchester United e mori Louis Van Gaal. Tekniku holandez e ka përdorur shqiptarin e Belgjikës si lojtar stoli, por sipas mediave angelze, 19-vjeçari mendohet të jetë titullar në ndeshjen e fundjavës kundër QPR-së.

Përveç Januzajt titullar pritet të jenë edhe të gjitha blerjet e merkatos së verës: Rojo, Shaw, Blind, Herrera, Di Maria dhe Falcao.

Spikat edhe roli i Wayne Rooney, i cili do të luajë më prapa, në rolin e mesfushorit ofensiv, ndërs sulmi do ti besohet tërësisht Radamel Falcaos. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori