Manchester United ka gati ofertën e parë për sulmuesin holandez
Manchester United pritet t’i dërgojë skautët për ta monitoruar sulmuesin e PSV, Steven Bergwijn.

Ata gjithashtu po e konsiderojnë idenë që t’i paguajnë 25 milionë paund në merkaton e janarit.

Sipas The Sun, Ole Gunnar Solskjaer, është fans i madh i holandezit, dhe dëshiron që të përforcojë ekipin e Djajve të Kuq.

Bergwijn ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje në Eredivisie për kampionët holandezë, dhe vitin e kaluar debutoi për kombëtaren e tij. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori