Manchester United ka nisur bisedimet për të nënshkruar me Paulo Dybalan
"Djajtë e kuq" janë lidhur prej kohësh me Dybalan, por e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" raporton se tash vonë kanë filluar kontaktet e para.

Sidoqoftë, raportohet se Juventusi dëshiron së paku 80 milionë euro për argjentinasin.

25-vjeçari nuk ka treguar shenja se dëshiron të largohet nga Italia, por një ofertë e madhe mund ta joshë "Zonjën e Vjetër" që ta shesë lojtarin, sidomos nëse përfshihet Paul Pogba në bisedime.

Djajtë e Kuq kanë kohë deri më 8 gusht për të arritur marrëveshje, kur edhe mbyllet merkato në Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori