Manchester United kalon Tottenhamin, bën hap para drejt Championsit (VIDEO)
Manchester United bën detyrën ndaj Watfordit në “Old Trafford”, fiton 3-0 dhe i merr vendin e pestë Tottenhamit.

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë t’i bëjnë presion Chelsea-t për vendin e katërt, por nuk përjashtohet mundësia që të arrijnë edhe Leicester Cityn e vendit të tretë, që ka grumbulluar 9 pikë më shumë.

Bruno Fernandes, blerja e janarit e United, zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 42-të, pasi pësoi një ndërhyrje të gabuar brenda zonës nga portieri mik.

Skuadra e drejtuar nga Solskjaer e mbylli ndeshjen në pjesën e dytë teksa shënoi edhe dy gola të tjerë me autorë Anthony Martial dhe Greenwood.
Shtuar më 23/02/2020, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori