Manchester United kërkon Adil Rami
Klubi i Manchester United kërkon mbrojtësin e Valencias, Adil Rami. Sipas raportimeve të madrilenes "As", Red Devils janë në konkurrencë me Barcelonën për të marrë shërbimet e mbrojtësit 25-vjeçar.

Adil Rami është rritur në Francë por me origjinë marokene dhe kohët e fundit ka vendosur të luajë për kombëtaren afrikane.

Lojtari ka një kontratë me klubin spanjoll, Valencia deri në vitin 2015 dhe vlera e kartonit të tij kap vlerën e 25 milionë eurove.

Rami u transferua në Valencia gjatë merkatos së verës nga Marseille dhe me formën e treguar është titullar në Primera Division. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori