Manchester United kërkon Julio Cesar
Manchester United është duke u lidhur me një transferim të portierit të Interit, Julio Cesar. Braziliani ka qenë shënjestë i hershëm i menaxherit të Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson.

Gazzetta dello Sport shkruan se United do të bëjë një ofertë për të nënshkruar me 32-vjeçarin këtë verë.

Julio Cesar ende po bën paraqitje të një niveli të lartë dhe do të ishte një mbulesë me përvojë për David De Gea, i cili ende po përshtatet me futbollin në Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2012, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori