Manchester United kërkon shërbimet e "dështimit" të Barcelonës
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer synon të përforcohet edhe më shumë gjatë merkatos së verës dhe në listën e dëshirave ka disa emra.

Anash Jadon Sancho që qëndron si dëshirë primare, ‘The Athletic’ shkruan se edhe Ousmane Dembele është në mesin e alternativave.

‘Djajtë e kuq’ shpresojnë se Barcelona do ta linte lojtarin të largohet nga ‘Camp Nou’ për gjysmën e çmimit të Jadon Sancho.

Në rast se Dembele kalon te Man Utd, edhe Dortmund do të fitonte disa para, për shkak të klauzolës që lojtari ka në kontratën e nënshkruar me Bracelonën në vitin 2017, kur transferohej nga Dortmund.

Mbetet të shihet nëse United do të bëjnë ndonjë lëvizje formale për të siguruar kartonin e Dembele.
Shtuar më 11/07/2020, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori