Manchester United, klubi qe vlen me shume
Albeu.com
Revista “Forbes” vlerëson se klubi anglez i futbollit “Manchester United” është emri më i vlefshëm nga pikëpamja financiare në botën e sportit. Sipas “Forbes” vlera e klubit anglez shkon në 1.84 miliardë dollarë.
Në vendin e dytë renditet ekipi “Dallas Cowboys” që luan në kampionatin e futbollit amerikan. Vlera e ekipit amerikan është 1.65 miliardë dollarë. Në mesin e dhjetë ekipeve me vlerën më të lartë financiare hyjnë dhe Arsenali e Real i Madridit. Pjesa më e madhe në dhjetëshen e parë të ekipeve përbëhet nga ekipet amerikane të futbollit e basketbollit.
Shtuar më 22/07/2010, ora 10:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori