Manchester United është klubi i fundit që kanë kontaktuar me ish-CEON e Juventusit, Beppe
Marotta pas Interit dhe Arsenalit.
Sipas gazetës The Independent,
Manchester united e ka telefonuar
Marottan për të parë se çfarë planesh ka për të ardhmen.
Klubi i Premier Ligës janë duke planifikuar që të shtojnë edhe një shef cnë stafin e tyre, një drejtor për futbollin, që do të merrte disa përgjegjësi nga menaxheri, Jose Mourinho.
Inter janë favorit për ta marrë
Marottan, përderisa raportohet mqë po ashtu janë në negociata me ish shefin e Sampdorias.
Marotta kishte periudhën më të mirë në histori të Juventusit, duke e dërguar atë nga mesi i tabelës për ta fituar për shtatë vite rresht titullin në Serie A.
Pavarësisht,
Marotta u largua pasi që mandati i tij nuk u vazhdua nga presidenti Andrea Agnelli, pa ditë pasi që ai e fitojë çmimin si “Shefi më i mirë” në Samitin Botëror të Futbollit”.
Shtuar më 09/10/2018,
ora 21:25