Manchester United "le" Vidal për Guarin
Pëlqej
Një futbollist me tipare luftarake për mesfushën është ai që kërkohet me ngulm nga Louis van Gaal, por deri tani gjërat nuk i kanë shkuar mirë trajnerit të ri të Manchester United. Arturo Vidal prej kohësh është identifikuar si i duhuri për shijet e holandezit me Shefin Ekzekutiv Ed Woodward që është angazhuar maksimalisht për t’i plotësuar dëshirën teknikut.

Nga Juventusi ka një hezitim stoik sepse Vidal konsiderohet si e tashmja dhe e ardhmja e planeve të Zonjës së Vjetër, kështu që edhe ofertat e majme nga Anglia nuk kanë mjaftuar për ta larguar kilianin nga Torino.

Me bisedimet që nuk po shkojnë gjëkundi, Manchester United është detyruar të hedhë sytë diku tjetër brenda territorit italian dhe në vend të Vidal, trajneri Van Gaal kërkon të marrë Fredy Guarin nga Interi. Sërish pengesë shfaqet Juventusi. Për kolumbianin i cili nuk bën pjesë në planet e Mazzarrit, ka shfaqur interes edhe Allegri, i cili e dëshiron Guarin te Juventusi i tij, mundësisht brenda kësaj merkatoje verore.

15 milionë euro dhe asnjë qindarkë më pak është shifra që kanë vendosur zikaltërit për shitjen e Guarin. Me këtë shumë, Mazzarri do të ishte në gjendje të vinte në zbatim planin për rikthimin në "San Siro" të Biabiany dhe Rolando, por gjithmonë nëse transferimi i mesfushorit kolumbian në Old Trafford do të përfundojë me sukses.

Ashtu si në rastin e Vidal, edhe për Guarin, United mund të përfshijë në tratativa kartonin e Javier Hernandez. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori