Manchester United me sponsor te ri
Pëlqej
Albeu.com
AIG, kompania e sigurimeve e cila po preket nga kriza ekonomike botërore, është në rrugë për ta prishur marrëveshjen e sponsorimit me Manchester United.
Gazeta britanike Telegraph ka bërë të ditur se Manchesteri është në rrugë për ta ndërruar sponsorin AIG dhe në vend të saj do të sjellë Telekomin Saudit.

Klubi ka të nënshkruar tashmë një marrëveshje pesëvjeçare sponsorimi me Telekomin Saudit për reklamimin e tyre në faqen zyrtare të klubit si dhe në stadium.

Marrëveshja e nënshkruar këtë verë është e vlefshme 10 milionë funte dhe llogaritet se është më e madhja në historinë e futbollit anglez, jashtë sponsorimeve për logon në fanella.

Por United raportohet se do të fitojë edhe një marrëveshje të re për logon në veshjet sportive, për të cilën mediat thonë se do të jetë një rekord i ri i Premierligës.
Shtuar më 21/11/2008, ora 19:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori