Manchester United mposhte Arsenalin (VIDEO)
Albeu.com
Kryendeshja e javës së katërt të Premier Ligës angleze në futboll, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit përveç që pati një përballje interesante, pati edhe nëntë futbollistë të zverdhur.Kampioni anglez, Manchester Unitedi shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Arsenalit mjaft kompakt. Arsenali të parët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Arshavin në minutën e 40-të. Rezultati ndryshoi në pjesën e dytë, kur u zgjuan nga gjumi kampionët.

Në minutën e 50-të, penallti për kampionët, të cilën e konkretizoi me sukses Rooney dhe 1:1. Manchester fitoren e sigurojë duke iu falënderuar autogolit të shënuar nga futbollisti Diaby pikërisht në minutën e 64-të. Manchesteri pati tre futbollistë të zverdhur: Evrën, Brown e Rooneyn, ndërsa te Arsenali u ndëshkuan gjashtë futbollistë: Song, Gallas, Persie, Eboue, Almunia e Sagna. Manchester më këtë fitore kalojë në vendin e tretë më 9 pikë të tubuara, kurse Arsenali mbetët në vendin e katërt më 6 pikë të grumbulluara.

Ja golat dhe momentet kryesore te ndeshjes:

Shtuar më 30/08/2009, ora 19:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori