Manchester United në gjysmëfinale
Manchester United
Manchester United ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Arsenalit në çerekfinalen e FA Cup, e cila u zhvillua të shtunën mbrëma në Old Trafford.
Pas një kundërsulmi të Djajve të Kuq, Wayne Rooney krosoi në drejtim të Javier Hernandez, goditjen e të cilit e ndali portieri Almunia, mirëpo aty ishte Fabio Da Silva për të plasuar topin në rrjet (28).

Porsa filloi pjesa e dytë (49’), ishte sërish një top i kthyer pas goditjes së Hernandez e që përfundoi në këmbët e Wayne Rooneyt, ndërsa sulmuesi anglez dyfishoi rezultatin.

Kjo fitore ia siguron Manchesterit gjysmëfinalen e FA Cup, ndërsa më herët në këtë fazë u kualifikua Boltoni që mposhti Birminghamin me rezultat 3-2.

Të dielën në agjendë janë dy çerekfinalet tjera, Stoke-West Ham dhe Manchester City-Reading.

Ndërkohë, kjo ishte një tjetër mbrëmje zhgënjyese për Arsenalin, që eliminohet nga gara e tretë brenda dy javësh. /Telegrafi/
Shtuar më 12/03/2011, ora 21:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori