Manchester United në krizë, Evra ka një apel për tifozët (FOTO LAJM)

Legjenda e Manchester Unitedit, Patrice Evra iu ka bërë një apel tifozëve që të mbështesin klubin përmes një postimi në Instagram.

Sipas Evras, tifozët duhet ta përkrahin ekipin edhe kur lufton dhe jo vetëm kur fiton trofe.

“Unë gjithmonë them se njerëzit qeshin me ne, sepse në të kaluarën ne me të vërtetë i mërzitëm ata!”, ka thënë fillimisht Evra.

“Por, nëse nuk na përkrahni kur luftojmë, atëherë nuk mund të na përkrahni kur fitojmë!”.

“Ne kemi nevojë vetëm për energji pozitive nga të gjithë tifozët e Unitedit në të gjithë botën, dhe unë e di që të gjithë duhet të punojmë së bashku, pa marrë parasysh se çfarë roli luan në këtë klub”, përfundoi francezi.
Shtuar më 26/09/2019, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori