Manchester United në sulm për N'Golo Kante
Manchester United janë gati për goditjen e madhe në merkato.

Mesfusha vazhdon të jetë problem për United, përkundër shumë përforcimeve në këtë fazë në sezonet e fundit.

Raportime të "Mirror" bëjnë të ditur se tashmë ‘Djajtë e Kuq’ po shohin për transferimin e N’Golo Kante.

Francezi është i hapur të largohet nga Chelsea dhe ‘Old Trafford’ mund të jetë një opsion për të.

United ka kontaktuar këshilltarët e Kante, dhe planifikojnë një marrëveshje surprizë.

Kante duhet të pranojë ulje të madhe në pagë, për t’iu bashkuar skuadrës së United.
Shtuar më 28/09/2020, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori