Ole Gunar Solskajer është shumë afër shkarkimit nga
drejtimi i Manchester
United.
Rezultatet negative në kampionat, aty ku skuadra renditet në vendin e 15-të dhe disfata e fundit në Champions ndaj Istanbul Basaksehir, e kanë mbushur kupën.
Tashmë drejtuesit kanë marrë vendimin për të larguar Solskjaerin nga
drejtimi i
skuadrës dhe aty të emërojnë një trajner tjetër.
United ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Tottenhamit, Maurizio Pochettino.
Palët janë në kontakte dhe është argjentinasi trajneri i zgjedhur për drejtimin e
skuadrës, por ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare, e cila pritet të vijë shumë shpejt.
Mediat britanike shkruajnë se Solskjaer do të shkarkohet shumë shpejt, por kjo do të ndodhë pas ndeshjes me Evertonit në kampionat, e programuar për këtë fundjavë.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 17:01