Manchester United nis negociatat për argjentinasin e Juventusit
Paulo Dybala do të largohet me të gjitha gjasat nga Juventus në fund të këtij sezoni, teksa ardhja e Cristiano Ronaldo, bëri që argjentinasi të dalë jashtë lojës së tij dhe kaplohet nga forma e dobët përgjatë gjithë sezonit.

"Calciomercato" ka bërë me dije se Manchester United ka filluar kontaktet e para me Juventusin për të nisur tratativën për blerjen e 25-vjeçarit.

Juventus e ka bërë të qartë se nuk e lë të largohet argjentinasin për një ofertë më pak se 100 milionë euro, por në anën tjetër Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar klubit përforcime të menjëhershme për të rindërtuar edhe një herë nga e para skuadrën e "Djajve të Kuq".

Për Dybala ekziston një mundësi për të kaluar tek Inter, ku ai do të bëhet pjesë e shkëmbimit me Mauro Icardin, por kjo do të kuptohet pas fundit të sezonit. Në të kundërt, e ardhmja e tij do të jetë në Angli, ku shumë klube kanë interes për të. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori