Manchester United nuk heq dorë nga Douglas Costa
Manchester United po punon për të përforcuar skuadrën në repartin e avancuar. Sic u raportua pak ditë më parë nga mediat italiane, Djajtë e kuq kanë piketuar Douglas Costën e Juventusit, shkruan Albeu.com.

Sipas italianes "Rai Sport",28-vjeçari nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme te Juventusi duke luajtur vetëm 5 ndeshje si titullar këtë sezon, dhe Solskjaer e sheh si një përforcim që do të ndihmonte skuadrën për të arritur zonën Champions në fund të sezonit.

Kalimi në Premier Ligë do të ishte një aventurë e mirë për Kostën, pasi ka provuar Bundesligën dhe Serinë A. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori