Manchester United nuk i ndahet yllit të Romës
Cengiz Under kërkohet nga shumë klube europiane por Manchester United duke më i favorisuar për të nënshkruar me fantazistin turk, shkruan Albeu.com.

Under mund të transferohet në fund të këtij sezoni në Old Trafford. Ai kushton 50 milion euro dhe një shifër si kjo për Manchester United nuk është aspak problem pasi jo më kot është klubi më i pasur në botë.

Arsenali kishte ofruar 39 milionë Euro Romës për ta transferuar Underin që në Janar, por kjo ofertë u refuzua nga drejtori sportive Monchi.

Edhe Tottenhami ka qenë prej kohësh në gjurmët e turqit, një lojtar ideal për skemat sulmuese të teknikut Pochettino.

Por nuk ngelet pas dhe Bayern Munich që e ka identifikuar atë si një zëvendësim të mundshëm për Robben, i cili do të largohet nga kampionët gjermanë në fund të sezonit.

Ndërkohë transferimi Cengiz Under te Manchester United do të varet dhe nga trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq. Solskjaer, i cili mori detyrën pas largimit të Jose Mourinhos, e ka ringjallur ekipin me 6 fitore radhazi në të gjitha kompeticonet. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori