Manchester United nuk rinovon me Ibrahimovic, gati "divorci"
Zlatan Ibrahimovic nga 30 qershori nuk është më një futbollist i Manchester United. Ylli suedez ka kaluar një sezon fantastik në “Old Trafford”, duke shënuar 28 gola në 46 ndeshje pas u transferua nga PSG me parametra zero por ai u ndal nga një dëmtim i pësuar ndaj Anderlecht më 20 prill.

35-vjeçari pritet të rikthehet vetëm gjatë janarit, por United ka vendosur të mos bërë sakrifica ekonomike të kota për lojtarin që paguhet rreth 360,000 euro në javë dhe do të mungojë pesë muajt e parë të kampionatit.

Dy janë emrat për ta zëvendësuar: Alvaro Morata i Real Madrid dhe Andrea Belotti i Torinos. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2017, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori