Manchester United nxjerr në shitje yllin e skuadrës
Alexis Sanchez do të largohet në fund të sezonit nga Manchester United. KIileni nuk bën pjesë në panet e Solskjaer për sezonin e ardhshën.


Edhe më herët trajneri, i cili pak ditë më parë u konfirmua në stolin e "Djajve të Kuq" për tre vitet e ardhshme, kishte deklaruar se nuk mund të bënte asgjë për të rikthyer Alexis Sanchez në formën e tij më të mirë, duke dhënë sinjale të qarta se sulmuesi do të largohej.

Për momentin për ish-lojtarin e Arsenal nuk ka oferta konkrete, por kalimi në Kinë shihet si një mundësi e mirë për të, ndërsa dhe Interi ka shfaqur më parë interes për anësorin. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori