Manchester United ofertë të "çmendur" për Mbappe
Një ofertë e çmendur ka ardhur nga Manchester United për talentin Kylian Mbappe.

"Don Balon" raporton se Manchester United është i gatshëm të paguaj një shumë "marramendëse" prej plotë 270 milion euro për të bërë të tyrin francezin Mbappe.

Raporti vijon duke thënë se United po shpreson që Neymar të qëndrojë në Paris në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë transferimin e objektivit të tyre, Kylian Mbappe.

Ekipi i Jose Mourinhos mund të bëje edhe një ofertë shkëmbimi nëse akordohet me klubin e PSG, duke ofruar kartonin e Anthony Martial plus 190 milion euro në mënyrë që të transferojë Mbappen. /albeu.com/




Shtuar më 11/06/2018, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori