Manchester United ofron 80 milionë Pound për Pogba
Manchester United dhe Real Madrid janë në konkurencë mjaft të fortë për mesfushorin e Juventus Pogba. Britanikja "The Sun" shkruan se Manchester United ka rritur ofertën fillestare prej 60 milionë Pound, duke ofruar 80 milionë Pound për 23-vjeçarin francez.

Trajneri i ri i djajve të kuq, Mourinho ka mundur të bisedojë me Pogba, ndërsa ky i fundit është shprehur i impresionuar nga ambiciet e trajnerit portugez.

Agjenti i Pogba është takuar me zyrtarë të dy klubeve që kërkojnë shërbimet e 23-vjeçarit, dhe thotë se edhe Real Madrid ka një ofertë për të bërë. Tashme Pogba i duhet të presë edhe ofertën e madrilenëve, për të vlerësuar më mirë situatën. Sipas kontratës që i ofron United, mesfushori i Juventus do të përfitojë 200 mijë Pound në javë. /albeu.com/


Shtuar më 25/06/2016, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori