Manchester United po përgatitet për të marrë Allegrin
Trajneri i Juventus është emri më i ri i konsideruar si trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”. Një gjë të tillë e ka zbuluar “ESPN”, që sipas burimeve të tyre janë vënë pas trajnerit italian për ta marrë në fund të sezonit.

Mauricio Pochetino mbetet i preferuar i United për të marrë drejtimin e skuadrës në fund të sezonit, por media në fjalë shpjegon se trajneri i sapoemëruar, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që të emërohet trajneri definitiv, por për këtë duhet të arrijë rezultate shumë pozitive deri në fund të sezonit.

Pas 7 kampionateve të fituara radhazi në Itali dhe dy finaleve të humbura në Champions League, Allegri e ka shprehur hapur se do dëshironte një aventurë në Premier League edhe pse italiani ka rinovuar kontratën me Juventus deri në vitin 2020.
Shtuar më 28/12/2018, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori