Manchester United refuzon paketën e qeverisë, vazhdon të paguaj stafin
Man United kaa vendosur mos zgjedhë rrugën e Liverpool dhe disa klubeve të tjera në Premier League.

Para disa ditësh, Liverpool njoftoi se do lirojë disa punonjës nga puna.

Sot. Manchester United njofton se ata nuk do të ndjekin skemat e qeverisë britanike dhe do të vazhdojnë të paguajnë të gjithë të punësuarit, transmeton lajmi.net

Pagat do të vazhdojnë të paguhen të plota, deri në ndonjë vendim të ardhshëm (nëse do të ketë të tillë).

Të punësuarit që nuk mund të kryejnë punë nga shtëpia, inkurajohen të dalin vullnetarë në ndihmë të NHS ose komuniteteve lokale.

Njësoj si United, dje Manchester City kishin njoftuar se nuk do të lirojnë staf nga puna dhe se do të vazhdojnë të paguajnë paga.
Shtuar më 06/04/2020, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori