Manchester United refuzon shitjen e Lingard te West Ham, do ta rikthejë në verë
Manchester United ka refuzuar mundësinë për të shitur përfundimisht mesfushorin Lingard te West Ham.

Anglezi është duke kaluar në formë të mirë që prej bashkimit te "Çekanët" në afatin e janarit.

Sipas The Times, "Djajtë e Kuq" refuzuan klauzolën e shitjes në huazim, që nënkupton se dy klubet duhet të negociojnë për çmimin.

Në rast, që Lingard vazhdon me këtë formë, atëherë gjasat janë vërtetë reale që të rikthehet në "Old Trafford".

Ndërkohë, në katër paraqitje deri me tani në Premierligë, Lingard ka realizuar tri herë.
Shtuar më 23/02/2021, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori