Manchester
Unitedi është duke konsideruar mundësinë që të provojë transferimin e sulmuesit të Interit,
Ivan Perisic.
Sipas Corriere dello Sport, "Djajtë e Kuq" e duan kroatin, që edicionin e kaluar i ndihmoi Bayernit të fitojnë tripletën.
Perisic nuk ka arritur që të bind Conten këtë edicion dhe shihet si një ndër lojtarët që mund të shitet gjatë janarit.
Unitedi edhe më herët ka pasur interesimin për lojtarin, saktësisht në vitin 2017, kur në krye ishte Jose Mourinho.
Interi është i hapur për
shitjen e
Perisic, meqenëse me
shitjen e tij, do kishte financa të mjaftueshme që të sjellë në “San Siro” yllin e Chelseas, Emerson Palmieri.
Shtuar më 17/12/2020,
ora 14:12