Manchester United shmang humbjen (VIDEO)
Pëlqej
Manchesteri nuk arrin të marrë më shumë se një barazim në një ndeshje spektakolare kundër Aston Villës në fushën e kësaj të fundit. Deri në minutën e 72 ndeshja po shkonte e qetë drejt rezultatit 0-0, por një aksion i shpejtë i vendasve bën që mbrojtësit e United të shkaktojnë një penallti. Ka qënë Young ai që e ka shndërruar penalltinë në gol dhe ka kaluar skuadrën e tij në avantazh. Katër minuta më vonë Albrighton dyfishon përsëri me një aksion të shpejtë dhe të bukur. Manchesteri shokohet por nuk e lëshon ndeshjen. Në minutën e 81 ka qënë italiani Macheda që shkurton diferencën pas një gjuajtje të bukur dhe tre minuta më vonë Vidic shfrytëzon më së miri një kros të Nanit dhe barazpeshon situatën në 2-2. (albeu.com)

Shikoni golat:

<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/E6oq8W5Zd2ObcfZkIN6V/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>
Shtuar më 13/11/2010, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori