Manchester United triumfon me përmbysje ndaj West Ham (VIDEO)
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet West Ham dhe Manchester United, në kuadër të javës së 11-të të Premierligës.

Fillimisht ishin vendasit të cilët dolën në avantazh përmes Soucek, nga një asistim i Rice në minutën 38′.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, për ‘The Red Devils’ dolën nga loja Van de Beek, Cavani, Martial në vend të tyre hyrën Mata, Rashford, Fernandes.

Kjo ndryshoi rrjedhën e lojës, në minutën e 65′ Paul Pogba shënoi pas asitimit të Fernandes.

Pas vetëm tre minutash, në minutën 68′ ishte talenti Mason Greenwod i cili shënoi për Man Utd.

Për të vulosur fitoren për Manchester Uited, u përkujdesën dyshja e inkuadruar në pjesën e dytë, Marcus Rashford shënoi gol të cilin e asitoi Juan Mata në minutën 78′.

Manchester tani ngjitet në pozitën e katërt me 19 pikë, ndërsa West Ham zbret në pozitën e shtatë.
Shtuar më 05/12/2020, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori