Manchester United vazhdon interesimin për Bale, madrilenët gati ta japin me "dy duar"
Manchester United vazhdon të kërkojë një sulmues të ri.

Nuk është vetëm Jadon Sancho në radarin e Manchester United.

Nëse ylli anglez nuk arrin në Old Trafford, klubi nga Premierliga e ka gati një alternativë tjetër.

"Sky Sports News" raporton se Red Devils vazhdonë të jenë të interesuar për transferimin e Gareth Bale nga Real Madrid.

Por, Manchester United e dëshiron Balen në formë të huazimit, opsion që mund të mos pranohet nga drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu.

Bale ka kaluar një sezon të vështirë me Los Blancos duke bërë 20 paraqitje me 3 gola dhe 2 asistime në edicionin e kaluar.

Ai ka kontratë me Real Madridin deri më 2022.
Shtuar më 15/09/2020, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori