Manchester United zyrtarizon blerjen e mesfushorit Fred
Manchester United çel merkaton tashmë me goditjen e parë prej miliona euroshe të realizuar. Djajtë e Kuq hapën arkat duke shpenzuar plot 60 milionë euro për lojtarin e Shakthar Donetsk, brazilianin Fred.

Mesfushori 25-vjeçar ka mbërritur në Angli në qëndrën sportive të Djajve të Kuq për të kryer të gjitha vizitat mjekësore. Në këtë mënyrë tekniku portugez Mourinho e nisi merkaton verore me blerjen klasike, të shtrenjtë dhe me kualitet.

Klubi anglez pritet të konfirmojë në mënyrë zyrtare lajmin e transferimit ditën e nesërme ku lojtari ka arritur të kryej me suksese testet mjekësore. Mesfushori i lindur ne Belo Horizonte është njëherazi pjesë e formacionit të kombëtares braziliane në Botërorin e Rusisë.

Fred ka qënë pjesë e klubit ukrahinas të Shaktharit që nga viti 2013 dhe me energjinë e tij Mourinho ka nisur kështu projektin e përforcimit të skuadrës për sezonin e ri, në të cilin United do të tentojë të vijë me një tjetër dimension. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori