Manchester United vendos për të ardhmen e dyshes Sanchez-Smalling
Manchester Unitedi ka njoftuar se ua ka zgjatur kontratat e huazimit Alexis Sanchezit në Inter dhe Chris Smallingut në Romë për edhe dy muaj, por ata do të rikthehen në Old Trafford menjëherë pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Kjo nënkupton se Interi dhe Roma do të jenë në gjendje të llogarisin në dyshen vetëm edhe për 10 ndeshjet e mbetura në Serie A.

Asnjëri klubi nuk kishte biseduar për mundësitë për t’i blerë ata, edhe pse ka gjasa që kjo të ndodhë më vonë këtë verë.

Po ashtu, ka mundësi që United t’i regjistrojë ata për ndeshjet e Ligës së Evropës, duke qenë se klubet lejohen t’i regjistrojnë tre futbollistë të rinj.
Shtuar më 01/07/2020, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori