Manchester Unitedin nuk e mposhtin kundershtaret por borxhet
Albeu.com
Kohe te veshtira per Manchester United qe mendohet se eshte ne prag te rrenimit financiar. Klubi anglez qe konsiderohet si nje nga me te pasurit ne bote, mund te heqe dore nga shume talente per te mbushur arkat.
Sipas “Sun”, shoqeria e Malcolm Glazer ka 700 milione paund borxhe. Te dhenat e publikuar dje thone se 500 milione sterlina jane borxhe ndaj bankave, ndersa 200 milione, familja Glazer i ka marre hua per te blere klubin.

Gjendja u rendua edhe me blerjen e Berbatov (38 milione euro) e Nani (20 milione), lojtare te cilet nuk kane rezultuar efikase dhe te dobishem per skenat e Sir Alex. Viti 2009 u mbyll me 48 milione sterlina plus, fale shitjes se portugezit Ronaldo, por kjo nuk mjafton, pasi shuma qe klubi u ka bankave, eshte shume here me e madhe.
Shtuar më 12/01/2010, ora 21:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori