Manchester Untied interesohet per Xavin
Pëlqej
Albeu.com
Mediat angleze përcjellin lajmin se Alex Ferguson është në kërkim të një zëvendësimi ideal për veteranin Poul Scholes, i cili është para fundit të karrierës.Xavi ka marrëveshje me klubin spanjoll deri në vitin 2010, por deri tash një numër negociatash përfunduan pa sukses. Interesim për lojtarin më të mirë të Euro 2008 kanë shprehur edhe Arsenali, Liverpooli dhe Juventusi.

“Nuk arritëm ta zgjidhim situatën me Barcelonën edhe krahas asaj që tashmë disa muaj negociojmë. Ne besojmë se Xavi duhet të fitojë një marrëveshje të duhur për paraqitjet e tij në fushë”, ka thënë agjenti i lojtarit.

“Të gjithë në Barcelona e dinë se ka disa ekipe të mëdha në Evropë të interesuara për të, veçanërisht në Angli dhe negociatat nuk mund të zgjatin pafundësisht”, ka shtuar agjenti.
Shtuar më 12/11/2008, ora 22:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori