Manchesteri rikthehet ne krye, Chelsea ndalohet (VIDEO)
Albeu.com
Nga një gol i shënuar në secilën pjesë, i ka dhënë fitoren prej 2-0 kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, në ndeshjen përballë Portsmouthit në Old Trafford, që rimerr kështu kreun me tre pikë epërsi nga Liverpooli.Wayne Rooney dërgoi në epërsi vendasit pas nëntë minutash lojë, kur pranoi një top nga Ryan Giggs për ta dërguar me lehtësi në portën e David James.

United pati edhe dy raste të tjera në pjesë të dytë, së pari me anë të John O’Shea, goditja e të cilit me kokë u pastrua nga Belhadj, dhe pastaj me anë të Giggs, goditja e të cilit u bllokua nga portieri mysafir.

Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe një gol tjetër për djajtë e kuq dhe kësaj here autor ishte zëvendësuesi Michael Carrick, tetë minuta para fundit të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të sotme, Chelsea është ndaluar në Stamford Bridge nga Evertoni, duke mos arritur të përfitojë për të ngushtuar diferencën me Liverpoolin, që mbrëmë barazoi ndaj Arsenalit.

Me fitoren e fundit Manchesteri rimerr kreun nga Liverpooli, me tre pikë epërsi dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ja golat dhe momentet kryesore te ndeshjes: Manchester - Portsmouth:

Shtuar më 23/04/2009, ora 04:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori