Mancini: Askush nuk mund ti besojë Balotellit
Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini publikisht e ka thënë se nuk mund mund të mbështetet të Mario Balotelli, sikurse nuk mund ta bëjë edhe askush tjetër.

“Ai është i tillë dhe nuk mund t’i besohet. Mund të shënojë het-trik, e mund të ndëshkohet me karton të kuq. Thjesht nuk mund t’i besojmë”, tha Mancini.

“Të kuptohemi Mario është lojtar i jashtëzakonshëm. Mund të bëjë gjithçka në terren. Ai duhet të punojë dhe pushojë më shumë. Shpresoj që ai së paku në tetë ndeshjet e mbetura të shënojë 5-6 gola dhe ndihmojë ekipin e tij”. Mancini e ka komentuar edhe veprimin e fundit të Balotellit, kur ai papritmas e ka vizituar kampin e Interit dhe ia ka uruar postin e trajnerit, Andrea Stramaccionit.

“Nuk mund ta mbaj të mbyllur 48 në shtëpi. Do të vijë koha që ai të kuptojë se çka do të bëjë kur i ka dy ditë të lira”, tha Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori