Mancini beson se shtyerja e EURO 2016 i ka bërë mirë pasi do të jenë më të fortë vitin tjetër
Kampionati Europian u shty për shkak të koronavirusit dhe do të zhvillohet verën e ardhshme, ndërsa trajneri i Italisë, Roberto Mancini e sheh këtë vendim si të drejtë dhe mundohet të marrë anën pozitive të tij.

"Koronavirusi ka shkaktuar shumë të vdekur dhe ka sjellë trishtim në shumë familje italiane, ndaj mendoj se gjithçka u vendos, ka qenë e drejtë. Mendoj se shtyrja do të na shërbejë shumë, pasi procesin e rinovimit ne e kemi nisur me vonesë dhe kemi shumë lojtarë të rinj, që deri vitin e ardhshëm, do të kenë më shumë eksperiencë", deklaroi tekniku italian.

Duke i hedhur një sy organikës, Mancini analizon lojtarët që ka në dispozicion dhe deklaron se disa prej tyre kanë nevojë të luajnë rregullisht, ndërsa për repartin e sulmit dukshëm ka nevojë për një tjetër futbollist, përveç Immobiles dhe Belottit.

"Jemi të kompletuar, por thjesht lojtarët e krahut që kemi në dispozicion, nuk po luajnë aq sa duhet në klubet e tyre. Edhe në sulm kemi mangësi, por shpresojmë që Kean të vijë në formën më të mirë. Balotelli është i jashtëzakonshëm, por ai e ka të qartë që për të qenë pjesë e kombëtares, nuk mjafton vetëm niveli i lartë teknik. Këtë vit te Brescia nuk ka bërë mirë", tha Roberto Mancini.
Shtuar më 06/04/2020, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori