Mancini: City luajti mire
Albeu.com
Manchester City ka barazuar në kuadër të raundit të pestë të FA Cup kundër Stoke Cityt, në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit, ashtu që do të duhet të zhvillohet një tjetër ndeshje për ta vendosur fituesin.
Megjithatë, duke folur pas ndeshjes, trajneri Roberto Mancini është shprehur i kënaqur me lojën që tregoi ekipi i tij. “Luajtëm shumë mirë në gjysmën e parë, edhe në pjesën e dytë luajtëm mirë, por në një rast ata barazuan rezultatin”. “Por tani duhet të përgatitemi për dy ndeshjet- të martën, në Premier Ligën dhe për rizhvillimin (e ndeshjes kundër Stoke)”, tha Mancini.
Shtuar më 14/02/2010, ora 17:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori