Mancini debuton me fitore, Italia mposht minimalisht Arabinë Saudite (VIDEO)

Manccini ka debutuar me fitore me Azurrë në një miqësore me Arabinë Saudite.

Italianët shënuan golin e parë nga Balotelliminutën e 21’të, ku Mario Balotelli shënoi një gol të bukur duke shënuar kështu rikthimin e tij në Kombëtaren italiane.

Në pjesën e dytë prapë dominoi Italia.

Sulmuesi tjetër Ciro Immobile vazhdoi formën e tij brilante me italianët pasi që edhe ai shënoi një gol të bukur në minutën e 69'-të.

Arabia Saudite bëri diçka nga loja pasi që ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 72'-të me anë të Al Shehri. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori