Mancini deshiron te kaloje ne Real
Pëlqej
Albeu.com
Mediat spanjolle spekulojnë se Mancini është në listën e drejtuesve të Los Blancos si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit të shumëkritikuar kohëve të fundit, gjermanit Bernd Schuster.Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, dëshiron të jetë zëvendësuesi i Bernd Schuster si trajner i Real Madridit.

Mediat spanjolle spekulojnë se Mancini është në listën e drejtuesve të Los Blancos si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit të shumëkritikuar kohëve të fundit, gjermanit Bernd Schuster.

Mancini i cili të hënën e ka marrë çmimin për trajnerin më të mirë në Serie A për sezonin e kaluar, nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë në krye të madrielnëve.

“Dëshiroj që kjo të ishte e vërtetë, mirëpo unë nuk di asgjë”, i është përgjigjur Mancini pyetjes nëse di diçka për interesimin e Realit për të.

“Dua të shpresoj që këto spekulime të dalin të vërteta në fund”, është shprehur ish-trajneri i zikaltërve.
Shtuar më 19/11/2008, ora 00:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori