Mancini: Do bëhemi si Real Madrid
Trajneri italian i Manchester City-t, Roberto Mancini, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, duke thënë se klubi i tij një ditë do të arrijë nivelin e Real Madridit, ndërsa plani është që kjo të ndodhë pas dhjetë vitesh.

Jose Mourinho për "The Sun" kishte deklaruar se Manchester City nuk mund ta blejë historinë dhe traditën e Realit, ndërsa ndaj këtyre komenteve sot para gazetarëve anglezë ka reaguar Mancini.

"Ështe e qartë që nuk e kemi historinë e Real Madridit, por Manchester City ka fituar disa trofe. Ne duam vetëm të fitojmë tani. Pas dhjetë vitesh do të konsiderohemi superklub, si Reali", është shprehur Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori